Gjatë një takimi me drejtuesit e Fakultetit të Studimeve Islame (FSI), drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë biseduar për ndërlidhjen e sistemit të arsimit me verat kulturore dhe religjioze në Kosovë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, tha në këtë takim se aplikimi i standardeve të cilësisë ndikon pozitivisht në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë edhe programet me karakter religjioz.
Drejtori i AKA-së, Naim Gashi ka thënë se edukimi i mirëfilltë për vlerat tradicionale religjioze ndikon në përgatitjen kuadrove të cilët luftojnë dukuritë negative në shoqëritë në përgjithësi.
Dekani i FSI-së, profesori Fahrush Rexhepi, tha se që nga viti 2012, kur ky institucion i është nënshtruar procesit të akreditimit, ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në përmirësimin e cilësisë së arsimit që iu ofrohet studentëve.
Drejtuesit e KShC-së dhe AKA-së janë takuar edhe përfaqësuesit e studentëve të këtij fakulteti. Ata kanë prezantuar idetë e tyre, jo vetëm për përmirësimin e kushteve të përgjithshme për studentët, por edhe për arsimin e larët në përgjithësi.




