Gjatë një takimi me themeluesit dhe menaxhmentin e Kolegjit Heimerer, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, tha se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimet akademike të studentëve dhe profesorëve janë me rëndësi jetike për zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë.
Kryetarja Ilazi tha se pandemia ka frenuar në nivel nacional procesin e mobilitetit të profesorëve dhe studentëve, prandaj nevojiten angazhime shtesë për nxitur këto shkëmbime.
Rektorja e Kolegjit Heimerer, Naime Brajshori, tha se ndërlidhja e punës praktike me mësimdhënien në klasa, është çelësi i suksesit të studentëve. Ajo tha se puna praktike po lehtëson përfshirjen e studentëve në tregun e punës.
Gjatë takimit me studentët e këtij Kolegji është biseduar për nevojën e funksionalizimit të një organizate të studentëve në nivel kombëtar, e cila do të artikulonte kërkesat dhe nevojat e studentëve.




