Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 06.02.2025, e ka mbajtur mbledhjen e 134-të, në të cilën ka shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.
KSHC ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve të studimit.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ka shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë.
Në mbledhje është diskutuar edhe dinamika e punëve për organizimin e Konferencës së tretë ndërkombëtare të AKA-së e cila do të mbahet në Prishtinë më 30 shtator 2025.




