Më datën 3 korrik 2024, anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) kanë vizituar Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe janë takuar me Dekanin e këtij fakulteti, prof. Blerim Saqipi dhe Prorektoren e UP-së, prof. Njomza Llullaku.
Gjatë takimit është diskutuar bashkëpunimi në mes të AKA-së dhe institucioneve të arsimit të lartë, ngirtja e cilësisë përmes mekanizmave të brendshëm institucional, sikur dhe për programet e doktoratës në UP, me theks të veçantë në Fakultetin e Edukimit.
Pas takimit me menaxhmentin, anëtarët e KShC kanë mbajtur mbledhjen e saj 125 në hapësirat e këtij institucioni. Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të vlerësimit, sikur dhe kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë, dhe janë marrë vendime në lidhje me të njëjtat.
Këshilli ka diskutuar edhe për vizitën e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në Prishtinë.




