Në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) nisi puna për krijimin e planit të fizibilitetit për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjenci. Me financimin nga Ambasada Amerikane ky projekt po përkrahet nga ekspertja amerikane dr. Trenia Walker. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka deleguar për të dhënë kontribut në këtë projekt, anëtaren e KShC-së dhe profesoreshën e shkencave kompjuterike dr. Krenare Pireva Nuçi, ndërsa koordinator i AKA-së në këtë projekt është z. Flamur Abazaj.
Me këtë projekt, AKA do të ketë në disponim planin e digjitalizimit të përgjithshëm të të gjitha proceseve, i cili pritet të jetësohet në praktikë në vitin 2022.




