Lajmet e fundit

Published On: 2 Korrik, 2021

Drejtori i Agjencisë së Akreditimit u prit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, u prit në takim nga përfaqësuesit e Seksionit të Diplomacisë Publike, në Ambasadën e SH.B.A.-së në Prishtinë, ku u diskutua për projektet që janë duke u zbatuar.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e rritjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës.

Një temë tjetër e takimit ishte rëndësia e pavarësisë institucionale të Agjencisë së Akreditimit, transparenca dhe llogaridhënia, në mënyrë që të nxitet zhvillimi i sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KSHC viziton Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”

4 Nëntor, 2024|

Më datën 1 nëntor 2024 anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)  kanë bërë vizitën në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” me çrast është janë [...]