AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Akreditimi2026-11-04T11:13:34+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë punëtorisë u zhvilluan diskutime dhe aktivitete pune për hartimin dhe avancimin e disa dokumenteve kyçe të AKA-së, ndër të cilat: Rregullorja për Komunikimin e Administratës së AKA-së, drafti i së cilës u prezantua nga eksperti i projektit SHER, prof. Jeton Mehmeti. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të komenteve dhe propozimeve të pjesëmarrësve, u dakordua që dokumenti të finalizohet duke i integruar sugjerimet e dhëna. AKA falenderon projektin [...]