Agjencia e Kosovës për Akreditim – AKA

Agjencia e Kosovës për Akreditim, konform Ligjit për AKA-në dhe Ligjit për Arsimin e Lartë, është institucion i pavarur, përgjegjës për sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, përfshirë akreditimin, riakreditimin, monitorimin, validimin dhe të gjitha proceset tjera të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre të studimit në Republikën e Kosovës, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, përfshirë në veçanti standardet përkatëse evropiane në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Programet e akredituara 2023/2024
RAPORTO
GJENERO KONFIRMIM ONLINE
VERIFIKO KONFIRMIM
Plani Strategjik i AKA-së 2021-2025
Konferenca ndërkombëtare për Arsimin e Lartë

RRETH AKA

Agjencia e Kosovës për Akreditim, konform Ligjit për Arsimin e Lartë, është institucion i pavarur, përgjegjës për sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, përfshirë akreditimin, riakreditimin, monitorimin, validimin dhe të gjitha proceset tjera të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre të studimit në Republikën e Kosovës, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, përfshirë në veçanti standardet përkatëse evropiane në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

VLERAT E AKA

Të mbështesë zhvillimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë përmes procesit të vlerësimit të jashtëm dhe të sigurojë shoqërinë e Kosovës se cilësia e arsimit të lartë është në nivelin e standardeve ndërkombëtare.

  • të promovojë, përmirësoj dhe rrisë cilësinë e arsimit të lartë;
  • të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e arsimit të lartë;
  • të përmirësojë cilësinë e studimeve në institucionet e arsimit të lartë;
  • të inkurajoj përmbajtje inovative në arsimin e lartë;
  • të sigurojnë krahasueshmërinë e kualifikimeve nga institucionet e arsimit të lartë të Kosovës me ato të dhëna nga programet ndërkombëtare;
  • të zbatojë objektivat për integrimin e Kosovës në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe të kontribuojë në zhvillimin e saj.
  • Pavarësia – Vendimet e AKA-së merren në mënyrë të pavarur dhe të arsyetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të verifikueshme;
  • Transparenca – AKA udhëhiqet nga parimet e përgjegjësisë dhe llogaridhënies publike përmes një politike efektive të informimit;
  • Besueshmëria – AKA organizon procese kredibile të sigurimit të jashtëm të cilësisë, ku komuniteti akademik dhe shoqëria në përgjithësi beson në punën e AKA-së;
  • Profesionalizmi – AKA aplikon standarde të larta profesionale të aplikuara në Evropë në proceset e sigurimit të jashtëm të cilësisë.
  • I merr vendimet e saj në përputhje me standardet ndërkombëtare te cilësisë;
  • I merr vendimet e saj në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë;
  • I merr vendimet e saj në mënyrë të pavarur dhe i arsyeton në mënyrë bindëse dhe të kuptueshme;
  • Orientohet sipas zhvillimeve në fushën e politikave arsimore në Kosovë dhe në Evropë;
  • Bashkëpunon me partnerë ndërkombëtarë dhe synon të bëhet anëtar i rrjetave dhe forumeve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë;
  • Ka komunikim të vazhdueshëm me bartësit e arsimit të lartë dhe mësimdhënësit e studentët e tyre;
  • E bartë përgjegjësinë e saj ndaj opinionit publik dhe vendimmarrësve politik përmes informimit adekuat;
  • I harton rregullat për procedura, standardet dhe kriteret për vlerësim, dhe i bën publike;
  • E mbështet punën e saj në praktikat e mira ndërkombëtare;
  • E bën vlerësimin e jashtëm të veprimtarisë së saj në baza të rregullta.

Internacionalizimi

Agjencia e Kosovës për Akreditim është anëtare e plotë e CEENQA, INQAAHE, GAINECLBS si dhe anëtare affiliate e ENQA. AKA është në proces të aplikimit për anëtarësim të plotë në ENQA dhe EQAR.