AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Akreditimi2023-03-17T12:26:44+02:00Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së programeve të studimit në gjuhën italiane në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Drejtori Gashi ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton për të ofruar ndihmë profesionale në fushën e akreditimit për të shikuar mundësinë e hapjes së programeve të studimit në gjuhën italiane në Kosovë. Ambasadori De Riu ka thënë se Italia inkurajon bashkëpunimin në fushën e arsimit me Kosovën. Ambasadori De Riu dhe [...]