Përmbyllet me sukses procesi i deklarimit për 2835 staf akademik në Kosovë
Akreditimi2022-11-01T14:18:50+02:00Në mbledhjen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), të mbajtur më 01.11.2022, është konstatuar se mbrëmë në mesnatë është përmbyllur me sukses procesi i deklarimit të 2835 staf akademik në Republikën e Kosovës. Më 31.10.2022 ka përfunduar edhe procesi i aplikimit për akreditim dhe riakreditim të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore. Konform udhëzimit administrativ, deklarimi i stafit akademik bëhet nga data 1 deri më 31 tetor të secilit vit në platformën elektronike të AKA-së të quajtur E-Akreditimi. Ekipi i AKA-së ka konstatuar se platforma elektronike E-Akreditimi ka qenë në funksionalitet të plotë, pa asnjë minutë [...]