Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 6 dhe 7 shkurt 2024 ka mbajtur mbledhjen e 120 me radhë, në të cilën e ka miratuar Rregulloren për ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit.
Në pajtim me Ligjin për AKA-në, ky akt nënligjor e rregullon procesin e punës së ekspertëve ndërkombëtarë, duke filluar nga shpallja e thirrjes, seleksionimi, pagesat, angazhimi, raportimi, llogaridhënia, shmangie e konfliktit të interesit, konfidencialiteti etj.
Në këtë mbledhje, KShC ka vazhduar procesin e shqyrtimit të aplikacioneve për akreditim të programeve të studimit.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka diskutuar edhe disa pika tjera të rendit të ditës që lidhem me fushëveprimtarinë e këtij institucioni.
Link : Rregullore për Përzgjedhjen, Angazhimin dhe kompensimit e Ekspertëve të Jashtëm 2024



