AKA pjesë e Asamblesë së ENQA në Malta
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), i cili po mbahet në Malta.
Në këtë Asamble është diskutuar për rishikimin e standardeve dhe udhëzuesve evropian për sigurimin e cilësisë (ESG 2015). Standardet e reja evropiane do të hyjnë në fuqi në vitin 2027, ndërsa vendet anëtare kanë një periudhë kalimtare për adaptimin e tyre.
Në vigjilje të Asamblesë së ENQA, delegacioni i AKA-së është takuar me Presidentin e ENQA, Douglas Blackstock, me drejtorin e ri të Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), Aleksandar Šušnjar si dhe me përfaqësues të agjencive homologe nga rajoni dhe Evropa.
Në të gjitha takimet, partnerët evropianë kanë theksuar se AKA ka bërë reforma të thella dhe ka shënuar progres evident në funksion të zbatimit të standardeve evropiane, që kanë ndikuar në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Gjatë takimeve është vlerësuar lartë edhe organizimi i Konferencës ndërkombëtare të AKA-së, e cila u mbajt muajin e kaluar në Prishtinë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]






