AKA ka hartuar Rregulloren për Procedurat e Përgjithshme dhe ka rishikuar Kodin e Etikës
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 26 dhe 27 shkurt 2025, ka mbajtur një punëtori në të cilën janë hartuar dhe diskutuar Rregullorja për Procedurat e Përgjithshme në AKA dhe është shqyrtuar rishikimi i Kodit të Etikës.
Qëllimi i Rregullores për Procedura të Përgjithshme është të sigurojë rregullimin dhe standardizimin e të gjitha procedurave të lidhura me proceset e AKA-së për institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.
Nëpërmes kësaj rregulloreje synohet që të vendoset një kornizë e qartë dhe transparente për proceset e akreditimit, nxitja e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë dhe sigurimi i një niveli të lartë të besueshmërisë dhe kredibilitetit për institucionet e akredituara brenda dhe jashtë vendit.
Rregullorja do të dërgohet gjatë javës së ardhshme për diskutim publik.
Në këtë punëtori është rishikuar edhe Kodi i Etikës për stafin e AKA-së. Ky kod e ka për bazë Kodin e Shërbimit Civil të Kosovës, por ai do të plotësohet edhe me disa specifika të AKA-së.
Kodi do të përcaktojë standardet e integritetit, rregullat e sjelljes dhe etikën profesionale që duhet të respektohen nga nëpunësit e Shërbimit Civil të AKA-së, gjatë ushtrimit të funksioneve administrative dhe publike.
Parimet e këtij kodi do të jenë: ligjshmëria, parimi i mos-diskriminimit, besnikëria dhe paanshmëria, efektshmëria dhe efikasiteti, përgjegjshmëria, konfidencialiteti, transparenca dhe barazia.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA vlerësohet publikisht në Konferencën mbarëamerikane në Memphis
Në ditën e fundit të konferencës vjetore të organizuar nga Association of Technology, Management, and Applied Engineering (ATMAE), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të një numri të madh universitetesh nga shumë shtete amerikane, Agjencia e Akreditimit [...]
Cristina Ghițulică zgjidhet Presidente e re e ENQA
Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zgjedhur më 23.10.2025 drejtoreshën e Agjencisë Rumune për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ARACIS), Cristina Ghițulică, Presidente [...]
AKA pjesë e Konferencës Vjetore të ATMAE – Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të Aplikuar
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Prof. Asoc. Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, z. Arianit Krasniqi, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim miratoi Politikat e Privatësisë
Prishtinë, 20 tetor 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Politikat e Privatësisë, një dokument institucional që përcakton mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me Ligjin [...]
Kosova prezantohet në Tiranë si shembull suksesi për cilësinë në arsimin e lartë
Tiranë, 10 tetor 2025 – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), z. Naim Gashi, mori pjesë si panelist dhe moderator në Konferencën e Politikave të BE-së “Përparimi i sigurimit të cilësisë [...]
Publikohet analiza tematike: Përmirësimi i kërkimit shkencor përmes mekanizmave të cilësisë
Prishtinë, 9 tetor 2025 – Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar analizën e saj të re tematike me titull “Përmirësimi i kërkimit shkencor [...]







