Lajmet e fundit

Published On: 30 Shtator, 2026

KShC mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Gjatë mbledhjes, KShC shqyrtoi aplikimet për ri/akreditim institucional dhe të programeve të studimit, si dhe raporte të monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë. Në kuadër të përgjegjësive të tij, Këshilli trajtoi gjithashtu kërkesa të ndryshme të institucioneve të arsimit të lartë dhe çështje që ndërlidhen me proceset e sigurimit të jashtëm të cilësisë.

Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua edhe zhvillimit të mëtejshëm të mekanizmave të monitorimit dhe procedurave pasakredituese

Në kuadër të mbledhjes, KShC zhvilloi edhe një seancë dëgjimore me Kolegjin Universum, si pjesë e procedurave përkatëse të Këshillit.

Në një moment të veçantë të mbledhjes, KShC diskutoi dhe miratoi njohjen zyrtare të kontributit të z. Naim Gashi në zhvillimin dhe njohjen ndërkombëtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Kjo njohje shpreh vlerësimin institucional për kontributin e dhënë në zhvillimin e AKA-së dhe në avancimin e rolit të saj në sistemin e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Në përfundim, KShC diskutoi edhe për përgatitjet për Konferencën Vjetore të AKA-së 2026, e cila synon të mbledhë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, ekspertë dhe akterë të tjerë në fushën e sigurimit të cilësisë.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e radhës

30 Shtator, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]

  • SaveTheDate26

Shënojeni datën: 29 shtator 2026

27 Gusht, 2026|

Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]