Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt Kulturës së Cilësisë”.
Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, agjencive të sigurimit të cilësisë, organizatave evropiane, institucioneve publike, studentëve dhe palëve të tjera relevante, me qëllim të shkëmbimit të pikëpamjeve mbi mënyrën se si vlerësimi i jashtëm dhe sigurimi i brendshëm i cilësisë mund të kontribuojnë në të nxënit institucional, përmirësimin e vazhdueshëm, llogaridhënien dhe zhvillimin e një kulture të qëndrueshme të cilësisë në arsimin e lartë.
Konferenca u hap me fjalë përshëndetëse nga Prof. dr. Avni Berisha, Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), z. Hajrulla Çeku, Ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe shkelqësia e tij, z. Georg Schnetzer, Ambasador i Austrisë në Kosovë. Prezantimi i institucionit nikoqir dhe i arritjeve të tij të fundit u bë nga z. Arianit Krasniqi, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së.
Pjesë e veçantë e konferencës ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve të shquar të organizatave dhe agjencive evropiane të sigurimit të cilësisë. Anna Gover, Drejtore e ENQA-s, prezantoi perspektivat evropiane mbi rolin e agjencive të sigurimit të cilësisë në forcimin e kulturës së cilësisë në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa Prof. Hasnije Iliazi, ish-kryetare e KShC-së, trajtoi zhvillimin e qasjes së AKA-së ndaj sigurimit të brendshëm të cilësisë, akreditimit dhe monitorimit.
Në kuadër të konferencës, Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ndau mirënjohje të veçantë ish-Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së, z. Naim Gashi, në shenjë vlerësimi për “kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe njohjen ndërkombëtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim”.
Paneli i parë, “Roli i Agjencive të Sigurimit të Cilësisë”, mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga agjencitë e sigurimit të cilësisë në Maqedoninë e Veriut, Slloveni, Shqipëri, Hungari dhe Belgjikë, si dhe përfaqësues të komunitetit evropian të sigurimit të cilësisë. Diskutimet u përqendruan në mënyrën se si vlerësimi i jashtëm mund të forcojë llogaridhënien institucionale, duke mbështetur njëkohësisht përmirësimin, autonominë institucionale, përfshirjen e palëve të interesit dhe avancimin e cilësisë të bazuar në dëshmi.
Paneli i dytë “Praktikat e Mira Institucionale në Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë”, prezantoi përvoja nga universitete dhe kolegje në Kosovë dhe në vende të tjera evropiane. Vëmendje e veçantë iu kushtua mekanizmave të qeverisjes, përfshirjes së studentëve dhe stafit, monitorimit të programeve, vendimmarrjes së bazuar në të dhëna, vetëvlerësimit dhe integrimit të sigurimit të cilësisë në strategjinë institucionale.
Konferenca u përmbyll me përmbledhjen e mesazheve kryesore dhe reflektimeve mbi hapat e ardhshëm, përfshirë prioritetet për forcimin e sistemeve të sigurimit të brendshëm të cilësisë dhe avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencive të sigurimit të cilësisë.
AKA shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për SHER – Sustainable Higher Education and Research in Kosovo, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Këshillin Shtetëror të Cilësisë, ekipin e AKA-së, si dhe të gjithë folësit, moderatorët, pjesëmarrësit, përfaqësuesit institucionalë, studentët dhe partnerët, kontributi i të cilëve e bëri këtë konferencë jashtëzakonisht të suksesshme.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]





















