Lajmet e fundit

Published On: 21 Tetor, 2021

KShC për vizitë në Kolegjin Pjetër Budi, bisedohet për plotësimin e standardeve të cilësisë

Gjatë një vizite në Kolegjin Pjetër Budi, përfaqësues të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë biseduar për plotësimin e standardeve të reja, të cilat kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Në këtë takim është biseduar edhe për procesin e digjitalizimit të përgjithshëm të proceseve në Agjencinë e Akreditimit. Anëtarja e KShC-së, profesoresha Krenare Pireva Nuçi, tha se me përkrahjen e Ambasadës Amerikane është në proces të krijimit plani i fizibilitetit për digjitalizimin e AKA-së. Ajo tha se me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtarë dhe me buxhetin e Agjencisë vitin e ardhshëm planifikohet të zbatohet ky projekt.

Rektori i Kolegjit Pjetër Budi, Artan Haziri, tha se praktika e vendosur për komunikim ndërmjet KShC-së dhe institucioneve të arsimit të lartë, ndikon në një klimë të përgjithshme për ngritjen e cilësisë në arsim.

Përfaqësuesit e KShC-së janë takuar edhe me organizatën e studentëve të këtij kolegji.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

Cristina Ghițulică zgjidhet Presidente e re e ENQA

24 Tetor, 2025|

Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zgjedhur më 23.10.2025 drejtoreshën e Agjencisë Rumune për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ARACIS), Cristina Ghițulică, Presidente [...]