Lajmet e fundit

Published On: 18 Janar, 2022

KShC ka aprovuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 95-të, të mbajtur më 18.01.2022, ka aprovuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët do të përfshihen në procesin e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.

Në mbledhjen e KShC-së janë trajtuar edhe disa pika të rendit të ditës të mbetura nga mbledhja e kaluar, për bartësit e programeve akademike, sikurse është caktuar data e diskutimit për dokumentin e Metodologjisë së Monitorimit dhe Procedurave pas akredituese.

Në mbledhjen e sotme, me vota unanime, anëtari ndërkombëtar i KShC-së, profesori Klemen Miklavic, është zgjedhur nënkryetar i KShC-së.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC aprovoi Manualin e ri të akreditimit

2 Maj, 2024|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen jashtëzakonshme të mbajtur më 29.04.2024, e ka miratuar Rregulloren për Manualin e Akreditimit, i cili është në harmoni me standardet e [...]