Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në Shqipëri, kanë nënshkruar më 30.03.2022 në Prishtinë, Memorandum bashkëpunimi i cili parasheh bashkëpunimin ndërshtetëror në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Nga ana e Kosovës marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ndërsa nga Shqipëria marrëveshja është nënshkruar nga drejtorja e ASCAL-it, Xhiliola Bixheku.
Drejtori Gashi ka thënë kjo marrëveshje do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe avancimin e studimeve akademike në të dyja vendet tona, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë. Ai shtoi se Memorandumi ka për qëllim nxitjen për zbatimin e standardeve dhe procedurave evropiane (ESG) në sistemet e arsimit të lartë dhe bashkëpunim në plotësimin e kritereve dhe rekomandimeve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR);
Drejtorja e ASCAL-it, Xhiliola Bixheku ka thënë se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm për të dyja palët në ndihmesën që sjell për ruajtjen e standardeve cilësore në institucionet tona të arsimit të lartë dhe programeve mësimore që ato ofrojnë. “Në këtë kuadër, qëndrojnë edhe fokusi dhe përpjekjet tona të pandërprera për të vendosur në sistemin e arsimit tonë të lartë standarde dhe procedura evropiane. Për ASCAL është një detyrim ligjor dhe një sfidë pjesëmarrja në ENQA, për të cilën mendojmë se do të kemi edhe ndihmën e pakursyer të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)”, ka thënë Bixheku.
Në Memorandumin e nënshkruar sot thuhet se “AKA dhe ASCAL angazhohen që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e përvojave të mira ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e informacionit rreth cilësisë, rezultateve dhe akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programet që ato ofrojnë; Nxitjen e shkëmbimeve të personelit akademik dhe studentëve që angazhohen në proceset e akreditimit në të dy shtetet (si anëtarë të grupit të vlerësimit të jashtëm); Aplikimin e përbashkët në projekte rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e njohurive rreth rregulloreve, udhëzimeve, manualeve apo çdo akti tjetër ligjor që rregullon fushën e sigurimit cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e stafit për shkëmbimin e eksperiencave midis tyre”.

Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA-së në Budapest të Hungarisë
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Anëtarëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë
Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]
KSHC për vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) zhvilloi një vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, z. [...]
AKA miratoi Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e ka hartuar dhe miratuar Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky dokument përcakton procedurat dhe masat [...]
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]





