Lajmet e fundit

Published On: 17 Mars, 2023

AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së programeve të studimit në gjuhën italiane në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Drejtori Gashi ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton për të ofruar ndihmë profesionale në fushën e akreditimit për të shikuar mundësinë e hapjes së programeve të studimit në gjuhën italiane në Kosovë.

Ambasadori De Riu ka thënë se Italia inkurajon bashkëpunimin në fushën e arsimit me Kosovën.

Ambasadori De Riu dhe drejtori Gashi janë dakorduar për të përkrahur hapjen e një programi në gjuhën italiane në një institucion publik të arsimit të lartë.

Drejtori Gashi ka thënë se nuk ka asnjë kufizim ligjor që IAL-të të shtojnë lëndë të gjuhës italiane në programet e akredituara, sepse Agjencia respekton autonominë e institucioneve të arsimit të lartë.

Në takim është biseduar edhe për rritjen e numrit të ekspertëve italianë që marrin pjesë si vlerësues të jashtëm në Agjencinë e Akreditimit.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC aprovoi Manualin e ri të akreditimit

2 Maj, 2024|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen jashtëzakonshme të mbajtur më 29.04.2024, e ka miratuar Rregulloren për Manualin e Akreditimit, i cili është në harmoni me standardet e [...]