AKA falënderon Ambasadën e SHBA-së për përkrahje institucionale dhe financiare
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë e Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë një pritje që iu bëri përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Jennifer Lawson dhe znj. Remzije Potoku, e ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së për përkrahje institucionale dhe financiare për Agjencinë. Drejtori Gashi ka thënë se SHBA ka financuar disa projekte në AKA të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt për zhvillimin e kapaciteteve të Agjencisë në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, janë njoftuar me zhvillimet kryesore në Agjenci. Drejtori Gashi [...]