KShC viziton Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës
Më datën 3 korrik 2024, anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) kanë vizituar Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe janë takuar me Dekanin e këtij fakulteti, prof. Blerim Saqipi dhe Prorektoren e UP-së, prof. Njomza Llullaku.
Gjatë takimit është diskutuar bashkëpunimi në mes të AKA-së dhe institucioneve të arsimit të lartë, ngirtja e cilësisë përmes mekanizmave të brendshëm institucional, sikur dhe për programet e doktoratës në UP, me theks të veçantë në Fakultetin e Edukimit.
Pas takimit me menaxhmentin, anëtarët e KShC kanë mbajtur mbledhjen e saj 125 në hapësirat e këtij institucioni. Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të vlerësimit, sikur dhe kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë, dhe janë marrë vendime në lidhje me të njëjtat.
Këshilli ka diskutuar edhe për vizitën e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në Prishtinë.
Antare e plotë në:
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA nisi procesin e akreditimit institucional në Universitetin e Prishtinës
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 18.11.2024 nisi procesin e akreditimit institucional në Universitetin e Prishtinës. Ky është akreditimi i parë që po zhvillohet me Standardet e reja të akreditimit të bazuara në Ligjin [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon trajnim për ekspertët e akreditimit
Më 15.11.2024, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një trajnim gjithëpërfshirës për ekspertët të cilët do të përfshihen në procesin e akreditimit institucional dhe të programeve. Trajnimi pati në fokus ndryshimet e fundit në [...]
Komisioni i Kuvendit për Arsim vizitoi Agjencinë e Kosovës për Akreditim
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës, më 12.11.2024 e ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), ku janë pritur nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë [...]
KSHC viziton Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”
Më datën 1 nëntor 2024 anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë bërë vizitën në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” me çrast është janë [...]
AKA pjesë e Konferencës ndërkombëtare të Agjencisë ATMAE në SHBA
Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimit në arsimin e lartë, me ftesë të Presidentit të Bordit të Agjencisë Amerikane të Akreditimit - ATMAE, Ahmad Zargari, Drejtori i Përgjithshëm i [...]
Një delegacionin nga Universiteti i Teknologjisë i Malajzisë vizitoi AKA-në
Drejtori për Vlerësim dhe Akreditimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Arianit Krasniqi, priti një delegacion nga Universiteti i Teknologjisë i Malajzisë (UTM), i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) në [...]