KSHC vendosi kriteret për bartësit e programeve të studimit në fushat e arteve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 27.11.2024, vendosi kriteret për bartësit e programeve të studimit në fushat e arteve.
Kriteret e reja bazohen në Ligjin për AKA-në, standardet evropiane të cilësisë, me Standardet dhe Manualin e AKA-së për Akreditim. Para marrjes së këtij vendimi, AKA ka diskutuar me përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të kartë dhe ka marrë për model praktikat më të mira të disa shteteve evropiane, si Finlanda, Kroacia, Sllovenia, etj.
KSHC vendosi që me rastin e dorëzimit të aplikacioneve të programeve të studimit në fushën e arteve IAL-të duhet të deklarojnë nëse programi me të cilin aplikojnë për akreditim ose riakreditim është teorik apo artistik.
Në rast se programi i studimit është teorik, atëherë kriteret për vlerësimin e bartësve janë te njëjta si për te gjitha programet tjera akademike.
Në rast se programi është artistik, diploma master do të konsiderohet ekuivalente, si dhe do të kërkohet të ofrohen dëshmitë për së paku tri nga kategoritë si vijon:
- Doktoratë në ‘Liberal Arts’;
- Vlerësime të aktiviteteve artistike;
- Çmime për aktivitete artistike;
- Anëtarësim në ansamble dhe juri ndërkombëtare;
- Bashkëpunim në festivale, gara dhe ngjarje të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Ftesa për paraqitje në ngjarje jashtë vendit;
- Bashkëpunim me institucione të njohura artistike kombëtare dhe ndërkombëtare; dhe
- Vlerësime pozitive nga vlerësuesit.
Në këtë mbledhje KSHC ka shqyrtuar dhe ka vendosur për ankesat dhe kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikon spotet promovuese për punën e saj
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, si dhe me përkrahje teknike nga Fakulteti i Gazetarisë i UP-së, ka përgatitur video-spote [...]
KShC mbajti mbledhjen e rregullt të 144-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 15 janar 2026 mbledhjen e rregullt të 144-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të [...]
Miratohet Plani i zhvillimit profesional për stafin e AKA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Planin e zhvillimit profesional për stafin, në një punëtori të organizuar me fokus në forcimin e kapaciteteve profesionale, teknike dhe organizative për periudhën trevjeçare 2026–2028. Ky plan [...]
Takim informues mbi Procedurat Pas-Akredituese dhe planet e zbatimit të rekomandimeve
Agjencia e Kosovës për Akreditim, më 12 dhjetor 2025, mbajti takimin informues lidhur me Procedurat Pas-Akredituese (PPA) dhe gjetjet nga planet e zbatimit të rekomandimeve (PZR). Në këtë takim morën pjesë rreth 150 përfaqësues të [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikoi politikat e privatësisë
Pas marrjes së aprovimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më 10.12.2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar Politikat e Privatësisë sipas të cilave përpunohen dhe mbrohen të dhënat personale të individëve [...]







