KSHC Aprovoi Planin e Aktiviteteve për Vitin 2025
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 17 janar 2025, mbajti në Tiranë mbledhjen e 133-të, ku shqyrtoi dhe aprovoi Planin e Aktiviteteve për vitin 2025. Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe çështje të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Një ndër pikat kryesore të mbledhjes ishte miratimi i Planit të Aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet administratës së AKA-së dhe KSHC-së. Ky plan do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimet strategjike dhe operacionale në proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Gjatë mbledhjes, Këshilli gjithashtu trajtoi një sërë kërkesash dhe shqyrtoi ankesat e institucioneve të arsimit të lartë, duke garantuar një qasje transparente dhe objektive në procesin e vendimmarrjes.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan raportet e ekspertëve për akreditimin institucional si dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi procedurat e pas-akreditimit. Po ashtu, Këshilli vendosi për themelimin e një Nënkomiteti Këshilldhënës të KSHC-së, i cili ka qenë rekomandim i ekspertëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe i cili synon të adresojë sfidat dhe kërkesat me efikasitet të shtuar.
Kjo mbledhje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të standardeve ndërkombëtare të cilësisë dhe integrimit të tyre në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]





