Lajmet e fundit

Published On: 20 Maj, 2025

KShC shqyrtoi raportet e ekspertëve dhe procedurat pasakredituese në mbledhjen e 136-të

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 136-të të mbajtur më 19 maj 2025, ka shqyrtuar dhe ka marrë vendime për një sërë raportesh të rëndësishme në kuadër të procesit të akreditimit dhe pas-akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në vend.

Gjatë kësaj mbledhjeje, KShC ka trajtuar 55 raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe tri raporte të ekspertëve për procedurat pas-akredituese. Vendimet janë marrë në përputhje me standardet e cilësisë dhe kriteret ligjore në fuqi.

Po ashtu, Këshilli ka shqyrtuar disa ankesa dhe kërkesa të paraqitura nga institucionet e arsimit të lartë, si dhe ka miratuar përditësimin e listës së ekspertëve të akreditimit, duke forcuar më tej transparencën dhe profesionalizmin në proceset e vlerësimit.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐒𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝟑: “𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐂𝐢𝐥ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫”

22 Shtator, 2025|

Kemi kënaqësinë të mirëpresim panelistë ndërkombëtarë dhe vendorë në Sesionin 3 të Konferencës së 3-të Vjetore të AKA-së 2025.“Sigurimi i Cilësisë në Arsimin Transndërshtetëror” do të jetë sesioni i tretë i Konferencës së 3-të Vjetore [...]

Sesioni 2: Ndikimi ndërkombëtar në Sistemet Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit: Përvojat rajonale, avantazhet dhe dobësitë

18 Shtator, 2025|

Jemi të lumtur të mirëpresim panelistët ndërkombëtarë dhe vendorë në Sesionin 2 të Konferencës së 3-të Vjetore të AKA-së 2025. “Ndikimi ndërkombëtar në Sistemet Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit: Përvojat rajonale, avantazhet dhe [...]