Lajmet e fundit

Published On: 27 Maj, 2025

Mbahet punëtoria për hartimin e Strategjisë së AKA 2026-2030

Më datën 26.05.2025 në Prishtinë është mbajtur punëtoria për hartimin e Strategjisë së AKA 2026-30 në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë publikë dhe privatë.

Gjate punëtorisë nga AKA janë prezantuar të arriturat në implementimin e Strategjisë së AKA 2021 -2025, ndërsa përfaqësuesit e IAL-eve kanë diskutuar për vizionin dhe objektivat e dokumentit të ri strategjik.

Kjo punëtori është një nga aktivitetet e AKA të parapara të mbahen për hartimin e Strategjisë së re, e cila pritet të aprovohet nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC)  në fund të vitit 2025.

Punëtoria është përkrahur nga projekti SHER (Supporting Higher Education Reform), i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐒𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝟑: “𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐂𝐢𝐥ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫”

22 Shtator, 2025|

Kemi kënaqësinë të mirëpresim panelistë ndërkombëtarë dhe vendorë në Sesionin 3 të Konferencës së 3-të Vjetore të AKA-së 2025.“Sigurimi i Cilësisë në Arsimin Transndërshtetëror” do të jetë sesioni i tretë i Konferencës së 3-të Vjetore [...]

Sesioni 2: Ndikimi ndërkombëtar në Sistemet Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit: Përvojat rajonale, avantazhet dhe dobësitë

18 Shtator, 2025|

Jemi të lumtur të mirëpresim panelistët ndërkombëtarë dhe vendorë në Sesionin 2 të Konferencës së 3-të Vjetore të AKA-së 2025. “Ndikimi ndërkombëtar në Sistemet Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit: Përvojat rajonale, avantazhet dhe [...]