Lajmet e fundit

Published On: 17 Qershor, 2025

KSHC vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” për të thelluar bashkëpunimin në fushën e cilësisë

Më 16 qershor 2025, një delegacion i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e KSHC-së dhe AKA-së u takuan me Rektorin e Universitetit, Prof. Mentor Alishani, dhe me përfaqësues të strukturave drejtuese të këtij institucioni.

Kryetarja e KSHC-së, Prof. Hasnije Ilazi, theksoi rëndësinë e kultivimit të një partneriteti të qëndrueshëm me institucionet e arsimit të lartë, duke shtuar se vizitat në terren janë pjesë e angazhimit të AKA-së për të promovuar një kulturë të përbashkët cilësie, për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të zhvilluar partneritet.

Rektori Alishani falënderoi delegacionin për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të AKA-së në fuqizimin e mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë në universitet. Ai informoi KSHC-në në lidhje me proceset relevante për ndërkombëtarizimin e universitetit dhe orientimet strategjike të institucionit.

Kjo vizitë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit mes AKA-së dhe institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim të përbashkët: avancimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit