đđđ đ©đźđđ„đąđ€đšđ§ đ„đąđŹđĂ«đ§ đ đ©đ«đšđ đ«đđŠđđŻđ đĂ« đđ€đ«đđđąđđźđđ«đ đ©Ă«đ« đŻđąđđąđ§ đđ€đđđđŠđąđ€ đđđđ/đđđđ
PrishtinĂ«, 8 Korrik 2025 â Agjencia e Akreditimit e KosovĂ«s (AKA) ka publikuar sot listĂ«n zyrtare tĂ« programeve tĂ« akredituara pĂ«r vitin akademik 2025/2026. Ky publikim Ă«shtĂ« pjesĂ« e angazhimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« agjencisĂ« pĂ«r tĂ« ofruar transparencĂ«, informim tĂ« drejtĂ« dhe cilĂ«si nĂ« arsimin e lartĂ« nĂ« KosovĂ«.
Lista përfshin institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë.
Programet e akredituara janë të shpërndara në fusha të ndryshme studimi, duke përfshirë:
- Shkencat shoqërore
- Inxhinierinë dhe teknologjinë
- Shkencat natyrore
- Shkencat shëndetësore
- Biznes dhe ekonomi
- Edukimin dhe fushat tjera të rëndësishme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve në Kosovë.
Të gjithë të interesuarit, përfshirë maturantët, studentët aktualë dhe prindërit, mund të qasen në listën e plotë të programeve përmes ueb faqes zyrtare të AKA-së: https://akreditimi.rks-gov.net/sq/home/, ku informacioni është i organizuar sipas institucioneve dhe cikleve të studimeve (bachelor, master, doktoratë).
AKA fton të gjithë qytetarët që të informohen drejt përpara vendimeve për regjistrim në ndonjë program studimi, duke u bazuar vetëm në programet e akredituara që janë pjesë e listës zyrtare. Programet që nuk figurojnë në këtë listë nuk gëzojnë status të akredituar dhe diplomimi në to nuk njihet nga institucionet shtetërore.
Për më shumë informacione ose sqarime, mund të kontaktoni zyrën për informim të AKA-së përmes emailit zyrtar apo numrave kontaktues të publikuar në ueb faqe.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
KĂ«shilli ShtetĂ«ror i CilĂ«sisĂ« (KShC) i AgjencisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r Akreditim (AKA), nĂ« mbledhjen e mbajtur mĂ« 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« ka vendosur pĂ«r akreditimin pĂ«r pesĂ« vjet tĂ« Universitetit âUkshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e KosovĂ«s pĂ«r Akreditim (AKA) Ă«shtĂ« nĂ« proces tĂ« vlerĂ«simit pĂ«r tâu bĂ«rĂ« autoritet i njohur dhe anĂ«tar i KĂ«shillit pĂ«r Akreditimin e Arsimit tĂ« LartĂ« (CHEA) nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. GjatĂ« [...]





