Lajmet e fundit

Published On: 6 Tetor, 2025

Punëtori njëditore për Strategjinë e AKA-së 2026–2030

Më datën 1 tetor 2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim, me përkrahje të programit SHER, organizoi punëtorinë njëditore për finalizimin e draftit të Planit Strategjik të AKA-së 2026–2030.

Punëtoria u organizua me qëllim të përfshirjes së kontributit të të gjithë akterëve relevantë në ndërtimin e këtij dokumenti strategjik të rëndësishëm, i cili do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së punës së AKA-së dhe në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Në punëtori morën pjesë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, stafi i AKA-së, znj. Veronika Nitsche nga WUS Austria, si dhe përfaqësues të programit SHER. Punën në dokumentin strategjik e ka udhëhequr, në rolin e ekspertit, prof. Blerim Saqipi.

Dokumenti përfundimtar i Strategjisë së AKA-së 2026–2030 pritet të miratohet në mbledhjen e KShC-së gjatë muajit nëntor.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐒𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝟑: “𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐂𝐢𝐥ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫”

22 Shtator, 2025|

Kemi kënaqësinë të mirëpresim panelistë ndërkombëtarë dhe vendorë në Sesionin 3 të Konferencës së 3-të Vjetore të AKA-së 2025.“Sigurimi i Cilësisë në Arsimin Transndërshtetëror” do të jetë sesioni i tretë i Konferencës së 3-të Vjetore [...]

Sesioni 2: Ndikimi ndërkombëtar në Sistemet Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit: Përvojat rajonale, avantazhet dhe dobësitë

18 Shtator, 2025|

Jemi të lumtur të mirëpresim panelistët ndërkombëtarë dhe vendorë në Sesionin 2 të Konferencës së 3-të Vjetore të AKA-së 2025. “Ndikimi ndërkombëtar në Sistemet Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit: Përvojat rajonale, avantazhet dhe [...]