Lajmet e fundit

Published On: 3 Dhjetor, 2025

Agjencia e Akreditimit përmbyll fazën e parë të informimit rreth procedurave të monitorimit

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), nëpërmjet Divizionit të Monitorimit, ka përmbyllur me sukses fazën e parë të informimit rreth procedurave të monitorimit në institucionet e arsimit të lartë në përputhje me Rregulloren e re për monitorim dhe procedurat pasakredituese, të miratuara nga AKA në vitin 2025.

Qëllimi i vizitave ishte që IAL-të, të njihen më afër me procesin e monitorimit që do të realizohet gjatë vitit akademik 2025/2026.

Vizitat u pritën mirë nga menaxhmentet e institucioneve, koordinatorët për zhvillim akademik dhe përfaqësuesit e studentëve duke reflektuar bashkëpunim dhe përkushtim ndaj garantimit të cilësisë.

Për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve mbi rëndësinë e cilësisë në arsimin e lartë, gjatë vizitave është shpërndarë edhe posteri informues me moton “Cilësia e Arsimit Fillon me Ty” i cili do të vendoset në vende të qasshme për studentët e IAL-ve.

Ky poster synon të nxisë studentët të jenë pjesëmarrës aktiv në proceset vendimarrëse të institucionit dhe të kuptojnë rolin e tyre në adresimin e parregullsive për sigurimin e një mjedisi arsimor cilësor dhe efektiv.

AKA mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, bashkëpunimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit