AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje si autoritet i akreditimit nga SHBA.
Paneli i përbërë nga Malina Monaco dhe Lucas Kavlie mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të AKA-së, e cila u mbajt në Prishtinë më 23 shkurt 2026, për të vlerësuar përmbushjen e standardeve amerikane nga AKA.
Gjatë mbledhjes, ku morën pjesë fizikisht të gjithë anëtarët e KShC-së, ekspertët amerikanë vëzhguan nga afër procesin e vendimmarrjes, transparencën institucionale dhe përputhshmërinë e procedurave me standardet amerikane të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Vizita u realizua në kuadër të aplikimit që AKA ka dorëzuar më 1 dhjetor 2025 për anëtarësim dhe për t’u njohur si autoritet nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA), duke hyrë kështu në një proces të thellë dhe rigoroz vlerësimi ndërkombëtar.
Njohja si autoritet nga CHEA përbën një hap strategjik dhe me rëndësi të veçantë për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë, pas regjistrimit të AKA në Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Si një nga institucionet më të rëndësishme në SHBA për njohjen e agjencive të akreditimit, CHEA vërteton standarde të larta të cilësisë dhe integritetit akademik.
Në rast se AKA bëhet autoritet i njohur nga CHEA, diplomat e studentëve kosovarë të lëshuara nga institucionet e akredituara do të kenë një nivel më të lartë pranueshmërie dhe besueshmërie në SHBA dhe në vende të tjera që i referohen standardeve amerikane të sigurimit të cilësisë.
Ky proces shënon një moment të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe konsolidimin e pozitës së AKA-së si institucion kyç në garantimin e cilësisë dhe standardeve akademike në përputhje me praktikat më të mira globale.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]






