Lajmet e fundit

Published On: 24 Mars, 2026

Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Një nga pikat e diskutimit ishte informimi lidhur me procesin e vlerësimit nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, ku AKA ka aplikuar për t’u bërë autoritet i njohur në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi një numër të konsiderueshëm aplikacionesh për akreditimin e programeve të studimit, si dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë për këto programe.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe vendimeve të Komisionit të Ankesave, si dhe shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga institucionet e arsimit të lartë. Këshilli gjithashtu trajtoi përgjigjen e panelit të ekspertëve lidhur me raportin draft për një nga institucionet, si dhe çështje të tjera të lidhura me monitorimin dhe njoftimet zyrtare.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

  • SaveTheDate26

Shënojeni datën: 29 shtator 2026

27 Gusht, 2026|

Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]