Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit shqyrtuan çështje që ndërlidhen me proceset e akreditimit, monitorimit dhe zbatimit të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit.
Në mbledhje, Këshilli shqyrtoi kërkesa të paraqitura nga institucione të arsimit të lartë, raporte monitorimi dhe raporte të procedurave pasakredituese. Po ashtu, pjesë e rendit të ditës ishin edhe ankesat e paraqitura në kuadër të procedurave përkatëse.
Këshilli diskutoi edhe për përgatitjet lidhur me Konferencën Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2026, si dhe çështje të tjera në kuadër të kompetencave të tij.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe MASh diskutojnë për rolin e Agjencisë në Strategjinë e Arsimit 2035+
Në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit në Republikën e Kosovës 2035+, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi, vizituan [...]
KShC/AKA raportojnë para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Më 9 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) raportuan para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u shqyrtuan raportet vjetore të [...]
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]






