AKA ndan mirënjohje për eksperten amerikane Audrey Peek
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe drejtori i Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Bardhyl Kabashaj, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Kosovë, i kanë ndarë mirënjohje ekspertes amerikane dhe studiueses së Programit Fulbright, Dr. Audrey Peek.
Mirënjohja iu nda Dr. Peek për kontributin e saj profesional në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, si dhe për mbështetjen e ofruar institucioneve përgjegjëse për sigurimin e cilësisë.
Gjatë angazhimit të saj në Kosovë, ekspertja Peek ka bashkëpunuar me Agjencinë e Kosovës për Akreditim në kuadër të përgatitjeve për procesin e njohjes ndërkombëtare nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – CHEA.
Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, e falënderoi eksperten Peek për profesionalizmin, përkushtimin dhe mbështetjen e saj, duke vlerësuar se ekspertiza ndërkombëtare është me rëndësi të veçantë për fuqizimin e kapaciteteve institucionale të Agjencisë dhe për avancimin e procesit të njohjes ndërkombëtare.
Drejtori i Departamentit për Arsimin e Lartë, Bardhyl Kabashaj, vlerësoi kontributin e Dr. Audrey Peek në avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë, me theks të veçantë në mbështetjen e sistemit KRIS, një platformë e dedikuar për administrimin
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




