Lajmet e fundit

Published On: 15 Shtator, 2026

Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”:

Anna Gover, Drejtoreshë e ENQA-s, do të paraqesë perspektivën evropiane mbi rolin dhe arritjet e agjencive të sigurimit të cilësisë në forcimin e kulturës së cilësisë brenda institucioneve të arsimit të lartë.

Hasnija Ilazi, ish-Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, do të trajtojë rolin e Agjencisë në zhvillimin dhe vlerësimin e sistemeve dhe praktikave të brendshme të sigurimit të cilësisë.

Konferenca do të mbahet më 29 shtator 2026, në Prishtinë, dhe do të sjellë së bashku përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimet, përvojat dhe praktikat e mira në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

#KAA2026 #QualityAssurance #HigherEducation #QualityCulture

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e radhës

30 Shtator, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]