Lajmet e fundit

Published On: 4 Nëntor, 2026

AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë.

Gjatë punëtorisë u zhvilluan diskutime dhe aktivitete pune për hartimin dhe avancimin e disa dokumenteve kyçe të AKA-së, ndër të cilat:

Rregullorja për Komunikimin e Administratës së AKA-së, drafti i së cilës u prezantua nga eksperti i projektit SHER, prof. Jeton Mehmeti. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të komenteve dhe propozimeve të pjesëmarrësve, u dakordua që dokumenti të finalizohet duke i integruar sugjerimet e dhëna. AKA falenderon projektin SHER per mbështetjen e ofruar në zhvillimin e kësaj rregullore.

Plani i Performancës së AKA-së për vitin 2027, përmes të cilit synohet përcaktimi i objektivave dhe prioriteteve institucionale për vitin e ardhshëm.

Procedurat Standarde të Operimit (PSO) për Koordinatorin e Akreditimit, Monitorimit dhe Pasakreditimit, me qëllim të qartësimit dhe standardizimit të përgjegjësive dhe proceseve të punës.

Punëtoria përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve institucionale të AKA-së, përmirësimit të koordinimit ndërmjet njësive organizative dhe standardizimit të proceseve të brendshme të punës.

Përmes këtyre aktiviteteve, AKA vazhdon angazhimin për rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e transparencës dhe avancimin e mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë, në funksion të përmbushjes së mandatit dhe objektivave të saj strategjike.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e radhës

30 Shtator, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]