Lajmet e fundit

Published On: 11 Nëntor, 2026

KShC/AKA raportojnë para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Më 9 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) raportuan para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u shqyrtuan raportet vjetore të punës për vitet 2024 dhe 2025.

Raportet u prezantuan nga Kryetari i KShC-së, Prof. dr. Avni Berisha, dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, z. Arianit Krasniqi. Në raportim morën pjesë edhe anëtarët e KShC-së: Prof. Mirlinda Batalli, Prof. Florim Gallopeni dhe MSc. Shkurtë Bajgora, PhD.

Gjatë raportimit u prezantuan rezultatet kryesore të proceseve të akreditimit dhe riakreditimit, avancimi i kornizës rregullative, fuqizimi i mekanizmave të monitorimit dhe procedurave pas-akredituese, si dhe progresi në ndërkombëtarizimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua ri-regjistrimit të AKA-së në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) në vitin 2025. Kjo arritje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të besueshmërisë dhe njohjes ndërkombëtare të AKA-së.

Gjatë diskutimeve u trajtuan gjithashtu sfidat aktuale dhe prioritetet për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në arsimin e lartë, duke theksuar rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

AKA/KShC mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë institucionale, transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit