Lajmet e fundit

Published On: 12 Nëntor, 2026

AKA dhe MASh diskutojnë për rolin e Agjencisë në Strategjinë e Arsimit 2035+

Në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit në Republikën e Kosovës 2035+, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi, vizituan Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).

Gjatë takimit u diskutua për rolin dhe kontributin e AKA-së në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë, me theks të veçantë në avancimin e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

U theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërmjet Ministrisë dhe AKA-së, me qëllim që Strategjia 2035+ të reflektojë prioritetet dhe nevojat reale të sistemit të arsimit në Kosovë dhe të kontribuojë në zhvillimin e një arsimi cilësor, gjithëpërfshirës dhe të krahasueshëm me standardet evropiane.

Agjencia e Kosovës për Akreditim mbetet e përkushtuar të japë kontributin e saj profesional dhe institucional në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e arsimit në Republikën e Kosovës.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit