Lajmet e fundit

Published On: 18 Nëntor, 2026

Fillon procesi i vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka filluar procesin e vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028.

Vlerësimi i parë për këtë vit akademik është realizuar në Universitetin e Prishtinës, nga ekspertë ndërkombëtarë, për programin e studimeve të doktoratës (PhD) Ekonomi dhe Biznes.

Agjencia e Kosovës për Akreditim mbetet e përkushtuar në sigurimin e një procesi vlerësimi profesional, të paanshëm dhe në përputhje me standardet evropiane të cilësisë në arsimin e lartë.

Përmes angazhimit të ekspertëve ndërkombëtarë dhe zbatimit të standardeve të cilësisë, AKA synon të kontribuojë në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe në garantimin e programeve cilësore të studimit, në mënyrë që studentët në Republikën e Kosovës të përfitojnë arsim cilësor dhe diploma të besueshme e të njohura.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit