Lajmet e fundit

Published On: 24 Nëntor, 2026

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 156-të të rregullt

Në mbledhjen e 156-të të rregullt, të mbajtur më 23 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) trajtoi një sërë çështjesh të rëndësishme për sigurimin dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
Mbajtja e kësaj mbledhjeje në ambientet e Kolegjit “Rezonanca” është pjesë e vazhdimësisë së vizitave të KShC-së në institucionet e arsimit të lartë, me qëllim njohjen nga afër me veprimtarinë, zhvillimet dhe sfidat e tyre, si dhe forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit institucional në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë.
Në fokus të diskutimeve ishin rishikimi i rregulloreve të akreditimit, zbatimi i programeve të studimit në përputhje me raportet e vetëvlerësimit, përzgjedhja e ekspertëve të rinj ndërkombëtarë, shqyrtimi i kërkesave dhe ankesave të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe proceset e monitorimit dhe sigurimit të cilësisë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, KShC miratoi edhe ndarjen e një mirënjohjeje zyrtare për z. Klemen Miklavič, në shenjë vlerësimi dhe respekti për kontributin e tij të çmuar në punën dhe zhvillimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
KShC mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, paanshmërisë, bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit