Lajmet e fundit

Published On: 18 Tetor, 2021

Anëtarët e KShC-së u takuan me udhëheqësit dhe studentët e Kolegjit IBC-M

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) u takuan me udhëheqësit dhe studentët e Kolegjit IBC-M. Gjatë takimit u diskutuan disa tema të ndryshme, përfshirë pozicionin e kolegjit dhe pozitën e tij unike ndëretnike brenda tregut të arsimit të lartë në Kosovë. Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi dhe anëtarët e Kolegjit diskutuan aspekte të ndryshme mbi cilësinë e arsimit, si dhe praktikat më të mira që mund të ndahen në nivel lokal.

Anëtarët e KShC-së dhe Drejtoresha e Kolegjit IBC-M, Profesoresha Mihone Kerolli u pajtuan se për të ngritur cilësinë e arsimit në Kosovë është i nevojshëm bashkëpunimi i ngushtë mes të gjithë aktorëve të përfshirë për të përmbushur dhe tejkaluar standardet ndërkombëtare.

Në këtë takim është diskutuar edhe për nevojën e përshtatjes së standardeve të reja për programet e shkencave aplikative.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë

21 Prill, 2026|

Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]