AKA pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare të ATMAE
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në punimet e konferencës ndërkombëtare të Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri Aplikative (ATMAE), e cila po mbahet në Orlando të Floridës në SHBA. ATMAE është institucion homolog i AKA-së, e cila bën akreditimin e të gjitha programeve akademike në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Delegacioni i AKA-së, i përbërë nga drejtori Naim Gashi dhe zyrtari i lartë, Shkelzen Gërxhaliu, kanë zhvilluar takime të veçanta me drejtuesit e ATMAE, duke përfshirë z.Glenn Rettig, kryetar i Bordi të ATMAE, anëtarë të tjerë të Bordit, ekspertë të fusha të ndryshme dhe përfaqësues në universitetet të njohura amerikane. Një nga temat e takimeve ka qenë edhe mundësia e shkëmbimeve akademike, duke përfshirë zyrtarët, stafin akademik dhe studentët.
Po ashtu do të shikohet mundësia e përfshirjes së praktikave, metodologjive dhe kritereve të aplikueshme amerikane brenda kornizës rregullative aktuale të AKA-së, sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Miratohet Plani i zhvillimit profesional për stafin e AKA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Planin e zhvillimit profesional për stafin, në një punëtori të organizuar me fokus në forcimin e kapaciteteve profesionale, teknike dhe organizative për periudhën trevjeçare 2026–2028. Ky plan [...]
Takim informues mbi Procedurat Pas-Akredituese dhe planet e zbatimit të rekomandimeve
Agjencia e Kosovës për Akreditim, më 12 dhjetor 2025, mbajti takimin informues lidhur me Procedurat Pas-Akredituese (PPA) dhe gjetjet nga planet e zbatimit të rekomandimeve (PZR). Në këtë takim morën pjesë rreth 150 përfaqësues të [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikoi politikat e privatësisë
Pas marrjes së aprovimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më 10.12.2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar Politikat e Privatësisë sipas të cilave përpunohen dhe mbrohen të dhënat personale të individëve [...]
AKA nis procesin e akreditimit institucional për vitin e ardhshëm akademik
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit në nivel institucional, në përputhje me Standardet e Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe praktikat më të mira evropiane të sigurimit të [...]
Agjencia e Akreditimit përmbyll fazën e parë të informimit rreth procedurave të monitorimit
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), nëpërmjet Divizionit të Monitorimit, ka përmbyllur me sukses fazën e parë të informimit rreth procedurave të monitorimit në institucionet e arsimit të lartë në përputhje me Rregulloren e re [...]
Aprovohet Strategjia e Agjencisë së Kosovës për Akreditim 2026–2030
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 1 dhjetor 2025, miratoi Strategjinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për periudhën 2026–2030. Dokumenti strategjik përcakton drejtimin [...]





