Agjencia e Akreditimit dhe Asociacioni amerikan ATMAE bashkëpunojnë për nxitjen e cilësisë në arsimin e lartë
Me ftesë të agjencisë homologe amerikane – Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri Aplikative (ATMAE), e cila bën akreditimin e të gjitha programeve akademike në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë në ShBA, delegacioni i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe MASHTI-it (Qendra NARIC), qëndruan për një javë në Orlando të Floridas në SHBA.
Gjatë takimeve me homologët amerikanë, ATMAE ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur AKA-në me ekspertë eminentë për të nxitur zhvillimin e programeve akademike në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë në Kosovë.
Drejtuesit e ATMAE kanë shprehur gatishmërinë që stafi i AKA-së të përfshihet, në cilësinë e ekspertëve të jashtëm, në procesin e akreditimit të programeve akademike në SbBA. Kjo është një dëshmi e fortë se homologët amerikanë besojnë në vlerat, integritetin akademik dhe institucional që përfaqëson AKA-ja.
Delegacioni i Kosovës mori pjesë në mbledhjet e Bordit dhe manaxhmentit të ATMAE, në disa konferenca shkencore dhe inovative, në panairin e universiteteve më të njohura amerikane dhe në garën e studentëve në fushën e robotikës.
Në ceremoninë kryesore ATMAE i ka ndarë delegacionit nga Kosova një mirënjohje “për bashkëpunim dhe akreditim të suksesshëm”.


Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Shënojeni datën: 29 shtator 2026 Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]
AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është shpallur fituese në dy projekte të reja të financuara në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), të cilat janë përzgjedhur për financim nga Komisioni [...]
Ministria e Financave vlerëson AKA-në për menaxhimin e mirë të buxhetit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet, Merita Rama dhe zyrtarja certifikuese Edona Rama, kanë pritur në takim Drejtorin e Buxhetit në [...]
AKA ndan mirënjohje për eksperten amerikane Audrey Peek
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe drejtori i Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Bardhyl Kabashaj, me rastin e përfundimit të misionit të [...]
AKA publikoi listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke u ofruar maturantëve, studentëve dhe publikut një pasqyrë të qartë mbi programet që plotësojnë [...]





