AKA – ASCAL do të bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në Shqipëri, gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë janë dakorduar që të bashkëpunojnë në fushën e ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë ndërmjet dy shtetet.
Delegacioni i AKA-së, i përbërë nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi; drejtori i AKA-së, Naim Gashi dhe anëtari i KShC-së, profesori Dukagjin Zeka, janë pritur në takim nga drejtoresha e ASCAL-it në Shqipëri, Xhiliola Bixheku dhe Erjon Xhako, Sekretar i Bordit të Akreditimit.
Përfaqësuesit e dy shteteve kanë identifikuar fushat përkatëse të bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të AKA-së dhe ASCAL në funksion të rritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Ilazi tha se gjatë këtij viti është hartuar Plani Strategjik i Agjencisë, është krijuar metodologjia e monitorimit dhe procedurave pasakredituese, si dhe është hartuar plani detal i digjitalizimit të përgjithshëm të proceseve të akreditimit.
Kreu u KShC-së tha se në funksion të plotësimit të rekomandimeve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), është krijuar edhe metodologjia e analizave tematike, është krijuar manuali për ekspertë të jashtëm dhe janë krijuar procedurat e sigurimit të brendshëm të cilësisë në AKA.
Kryetarja Ilazi e njoftoi drejtoreshën Bixheku se në vjeshtën e vitit të ardhshëm AKA do të organizojë një konferencë rajonale të agjencive të akreditimit e cila do të trajtojë tema të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Drejtoresha e ASCAL, Xhiliola Bixheku tha se Kosova ka bërë progres në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe presin bashkëpunim për shkëmbimin e dokumenteve dhe përvojave të suksesshme.
AKA dhe ASCAL janë dakorduar për fillimin e procedurave për përpilimin e një marrëveshje bashkëpunimi në nivel të dy agjencive. Të dy institucionet janë dakorduar që menjëherë të fillojë procesi i shkëmbimit të informatave për verifikimin e stafit akademik në të dy vendet.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA publikoi listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke u ofruar maturantëve, studentëve dhe publikut një pasqyrë të qartë mbi programet që plotësojnë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit [...]
AKA mbajti takim informues me IAL për procesin e akreditimit 2027/2028
Më 25 qershor 2026, Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim organizoi një takim informues me përfaqësuesit dhe koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në kuadër [...]
Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë [...]
AKA organizoi dialog strategjik për arsimin e lartë me Aleancën Universitare Evropiane
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 22 qershor 2026, mirëpriti në një takim palët e interesit, duke mbledhur përfaqësues të Aleancës Universitare Evropiane EUDRES, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universitetit të Shkencave të Aplikuara [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan pika të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit, riakreditimit, monitorimit dhe trajtimit të [...]





