KSHC ka aprovuar Metodologjinë e monitorimit dhe procedurat pasakredituese
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 96-të, të mbajtur më 21.02.2022, ka aprovuar Metodologjinë e monitorimit dhe procedurat pasakredituese.
Pas një pune dyvjeçare ku kanë qenë të përfshirë të gjithë akterët e arsimit të lartë në Kosovë, KShC ka aprovuar Metodologjinë e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, duke plotësuar kështu edhe rekomandimin e fundit të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
Metodologjia e miratuar sot plotëson Standardin 2.3 të Udhëzuesve Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG) i cili kërkon që agjencitë e sigurimit të cilësisë të përmbyllin ciklin e akreditimit me procedura pasakredituese të cilat kanë për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.
Monitorimi është proces formal i kryer nga AKA përmes së cilit vlerësohet se institucioni i arsimit të lartë mirëmban dhe vazhdon të plotësojë, rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm dhe kushtet e dhëna të akreditimit si dhe zbaton standardet e Manualit të Akreditimit.
Ndërsa “Procedura pasakredituese” është proces i cili kufizohen në verifikimin e kushteve të akreditimit dhe konfirmimin e shkallës së përmbushjes së rekomandimeve nga AKA dhe zotimeve nga IAL dhe jo në rivlerësimin e standardeve të Manualit të Akreditimit.
Miratimi i Metodologjisë së Monitorimit është bërë me përkrahjen e Projektit QAINT dhe me financimin nga Agjencia ADA të Austrisë. Ky dokument ishte rekomandimi i fundit që Komisioni Evropian kishte bërë ndaj AKA-së.
Në mbledhjen e sotme të KShC-së është diskutuar për zbatimin e Planit dinamik të këtij institucioni dhe është konstatuar se të gjitha aktivitetet e parapara tashmë janë zbatuar në afatin e përcaktuar.
Konform legjislacionit në fuqi, KShC ka shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë.
Në këtë mbledhje është caktuar edhe dinamika e aktiviteteve për rishikimin e standardeve të reja në nivelin bachelor dhe master.

Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




