AKA mbajti dëgjimin publik për draftin e dokumentit “Kosovo Subject Area Code”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 13.06.2022 dëgjimin publik lidhur me draftin e dokumentit “Kosovo Subject Area Code”. Ky dokument do t’u mundësojë institucioneve të arsimit të lartë që të identifikojnë dhe të përshtatin stafin akademik me programin e studimit në të cilin ata do të jenë bartës.
Në fillim të takimit, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim tashmë ka hartuar një dokument i cili bazohet në praktikat ndërkombëtare dhe evropiane, mirëpo merr parasysh edhe nevojat e kontekstit vendor. Ajo ka shtuar se me këtë dokument përjashtohet mundësia e gjykimit subjektiv dhe pasiguria interpretuese.
Kryetarja Ilazi ka thënë se baza e këtij dokumenti do të jetë Erasmus Subject Area Codes, mirëpo dokumenti do të plotësohet me disa nënkategori që iu përshtaten nevojave të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Ajo ka thënë se AKA ka vendosur praktika për marrjen e mendimit të të gjithë hisedarëve para se vendosë për politika të reja.
Për tu siguruar se dokumenti është gjithëpërfshirës dhe në harmoni me nevojat e sistemit të arsimit të lartë, dokumenti ruan parimet dhe kriteret e cilësisë të përcaktuara nga standardet evropiane të cilësisë (ESG). Të gjitha propozimet dhe sugjerimet e institucioneve të arsimit të lartë janë evidentuar dhe do të trajtohen nga Bordi i AKA-së.
Dëgjimi publik është përkrahur nga partneri i AKA-së, Projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë – QAINT” i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).





Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Komisioni Evropian e vlerëson AKA-në për ekselencë në sigurimin e cilësisë
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën të vitit 2025, e ka vlerësuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) për ekselencën evropiane në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. “Në korrik 2025, Agjencia [...]
AKA vlerësohet publikisht në Konferencën mbarëamerikane në Memphis
Në ditën e fundit të konferencës vjetore të organizuar nga Association of Technology, Management, and Applied Engineering (ATMAE), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të një numri të madh universitetesh nga shumë shtete amerikane, Agjencia e Akreditimit [...]
Cristina Ghițulică zgjidhet Presidente e re e ENQA
Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zgjedhur më 23.10.2025 drejtoreshën e Agjencisë Rumune për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ARACIS), Cristina Ghițulică, Presidente [...]
AKA pjesë e Konferencës Vjetore të ATMAE – Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të Aplikuar
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Prof. Asoc. Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, z. Arianit Krasniqi, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim miratoi Politikat e Privatësisë
Prishtinë, 20 tetor 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Politikat e Privatësisë, një dokument institucional që përcakton mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me Ligjin [...]
Kosova prezantohet në Tiranë si shembull suksesi për cilësinë në arsimin e lartë
Tiranë, 10 tetor 2025 – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), z. Naim Gashi, mori pjesë si panelist dhe moderator në Konferencën e Politikave të BE-së “Përparimi i sigurimit të cilësisë [...]





