Komisioni Evropian: Agjencia e Akreditimit ka zbatuar rekomandimet e ENQA-s
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovës që u publikua më 12.10.2022 në Bruksel, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka zbatuar rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) që lidhen me pavarësi institucionale dhe financiare.
“Pas përjashtimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) ka zbatuar rekomandimet që kanë të bëjnë me pavarësinë institucionale dhe financiare, si dhe rritjen e numrit të stafit”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovë.
Pavarësia institucionale dhe financiare dhe rritja e kapaciteteve humane kanë qenë rekomandimet kryesore të cilat AKA i ka zbatuar për të marrë statusin “affiliate” në ENQA.
Raporti i Komisionit Evropian flet edhe për përkushtimin dhe suksesin e Agjencisë së Akreditimit për zbatimin e rekomandimeve për kthim në ENQA dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
“Agjencia Kosovare e Akreditimit vazhdoi përpjekjet për të rifituar anëtarësimin në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.
Raporti i Komisionit Evropian e ka mirëpritur vendimin e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci për luftimin e plagjiaturës.
“Ministria (e Arsimit) ka miratuar një vendim për përputhshmërinë e punimeve shkencore dhe publikimeve të personelit akademik me etikën në kërkimin shkencor, duke i detyruar udhëheqësit e programeve (akademike) të ngarkojnë kërkimet e tyre në platforma të indeksuara përpara akreditimit të programeve të tyre”, thuhet në raport.
Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta miratoj Ligjin për AKA-në.
“Ligji për AAK ende nuk është miratuar nga Kuvendi… Kosova duhet të miratojë Ligjin për Agjencinë e Akreditimit, për të rritur pavarësinë e saj operative dhe transparencën e emërimeve të menaxhmentit të AKA-së”, thuhet në raport.
Në pjesën e raportit që flitet për AKA-në, Komisioni Evropian ka rekomanduar që të vazhdojë procesi i procedurave pas-akredituese për monitorimin e institucioneve të arsimit të lartë, të cilën AKA është duke e zbatuar me shumë përpikëri.
Agjencia e Akreditimit e çmon pjesën e Raportit të Komisionit Evropian në pjesën ku flitet për punën e AKA-së dhe e konsideron si motivues për stafin për të vazhduar më me përkushtim punën për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Stafi i AKA-së pjesë e seminarit të ENQA “Dimensioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë”
Dy zyrtare të larta të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), znj. Kaltrina Hyseni dhe znj. Leona Barbatovci, morën pjesë në Seminarin e organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë [...]
Meet Our Keynote 2 Speaker: Mr. Aleksandar Šušnjar, Director, EQAR
We are thrilled to welcome Mr. Aleksandar Šušnjar as keynote 2 speaker at 3rd KAA Annual Conference 2025. ”Importance of ESG Compliance at the National and International Level” will be the 2nd keynote of the [...]
Meet Our Keynote 1 Speakers: Ms. Doris Herrmann, Vice President – ENQA, Germany & Mr. Peter Levente Lakatos MAB Director General/ENQA Board Member, Hungary
We are thrilled to welcome Ms. Doris Herrmann & Mr. Peter Levente Lakatos as keynote 1 speakers at 3rd KAA Annual Conference 2025. “Building Trust in European Higher Education – Quality Assurance, Internationalization and Emerging [...]
AKA dhe Ambasada e SHBA-së diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, kanë pritur më 28.08.2025, në delegacion të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrton aplikacione të reja për akreditim institucional dhe të programeve
Në mbledhjen e rregullt 141 të mbajtur më dt. 21 gusht 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka filluar me shqyrtimin e aplikacioneve për akreditim institucional dhe të programeve për vitin 2026. Gjithsej janë trajtuar gjashtë [...]
Përfundoi me sukses procesi i deklarimit të stafit akademik në platformën “E-Akreditimi”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më 31.07.2025 e ka përfunduar me sukses procesin e deklarimit të stafit akademik në platformën elektronike E-Akreditimi, në përputhje me obligimet që dalin nga Ligji për AKA. Gjatë periudhës [...]