Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), në të cilin është diskutuar për bashkëpunimin në nivel evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, Naim Gashi- Drejtor i Përgjithshëm i AKA-së dhe Arrita Gola, këshilltare e Ministres së MAShTI.
Drejtuesit e AKA-së kanë zhvilluar takime të veçanta me krerët e ENQA dhe të EQAR-it të cilët e kanë përgëzuar Agjencinë e Akreditimit për zbatimin e ESG standardeve, krijimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe punën intensive për kthim në këta dy mekanizma evropian në fushën e arsimit.
Sigurimi i cilësisë është një tipar kyç në zhvillimin e besimit të ndërsjellë dhe në rritjen e lëvizshmërisë dhe njohjes së drejtë të kualifikimeve dhe periudhave të studimit në të gjithë Evropën.
Siç thuhet në Komunikatën e Parisit nga Ministrat e Arsimit në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) në vitin 2018, sigurimi i cilësisë është dhe mbetet një nga shtyllat e EHEA.
Në këtë konferencë u tha se prania e një sistemi të sigurimit të cilësisë në përputhje me Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në EHEA (ESG2), me sigurimin e jashtëm të rregullt të cilësisë, të kryer nga agjencitë e akreditimit, është një angazhim kyç i Procesit të Bolonjës.
Që nga marrja e statusit Afiliate në ENQA, në tetor të vitit 2022, AKA është bërë pjesë e të gjitha organizimeve në nivel evropian dhe rajonal në fushën e arsimit.



Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA pjesë e shënimit të 20-vjetorit të ASHE – Kroacia
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë pjesë në Zagreb, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Shkencë dhe Arsim të Lartë të Kroacisë (ASHE). Delegacioni i AKA-së përbëhej [...]
Përfaqësues të AKA-së marrin pjesë në Forumin Evropian për Sigurimin e Cilësisë 2025 në Budapest
Dy përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Arianit Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, dhe Ilirjane Ademaj-Ahmeti, Zyrtare e Lartë për Vlerësim dhe Akreditim, morën pjesë në Forumin Evropian për Sigurimin [...]
Komisioni Evropian e vlerëson AKA-në për ekselencë në sigurimin e cilësisë
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën të vitit 2025, e ka vlerësuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) për ekselencën evropiane në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. “Në korrik 2025, Agjencia [...]
AKA vlerësohet publikisht në Konferencën mbarëamerikane në Memphis
Në ditën e fundit të konferencës vjetore të organizuar nga Association of Technology, Management, and Applied Engineering (ATMAE), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të një numri të madh universitetesh nga shumë shtete amerikane, Agjencia e Akreditimit [...]
Cristina Ghițulică zgjidhet Presidente e re e ENQA
Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zgjedhur më 23.10.2025 drejtoreshën e Agjencisë Rumune për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ARACIS), Cristina Ghițulică, Presidente [...]
AKA pjesë e Konferencës Vjetore të ATMAE – Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të Aplikuar
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Prof. Asoc. Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, z. Arianit Krasniqi, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të [...]





