Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), në të cilin është diskutuar për bashkëpunimin në nivel evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, Naim Gashi- Drejtor i Përgjithshëm i AKA-së dhe Arrita Gola, këshilltare e Ministres së MAShTI.
Drejtuesit e AKA-së kanë zhvilluar takime të veçanta me krerët e ENQA dhe të EQAR-it të cilët e kanë përgëzuar Agjencinë e Akreditimit për zbatimin e ESG standardeve, krijimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe punën intensive për kthim në këta dy mekanizma evropian në fushën e arsimit.
Sigurimi i cilësisë është një tipar kyç në zhvillimin e besimit të ndërsjellë dhe në rritjen e lëvizshmërisë dhe njohjes së drejtë të kualifikimeve dhe periudhave të studimit në të gjithë Evropën.
Siç thuhet në Komunikatën e Parisit nga Ministrat e Arsimit në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) në vitin 2018, sigurimi i cilësisë është dhe mbetet një nga shtyllat e EHEA.
Në këtë konferencë u tha se prania e një sistemi të sigurimit të cilësisë në përputhje me Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në EHEA (ESG2), me sigurimin e jashtëm të rregullt të cilësisë, të kryer nga agjencitë e akreditimit, është një angazhim kyç i Procesit të Bolonjës.
Që nga marrja e statusit Afiliate në ENQA, në tetor të vitit 2022, AKA është bërë pjesë e të gjitha organizimeve në nivel evropian dhe rajonal në fushën e arsimit.



Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




