Kosova dhe Sllovakia po bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) është pritur në Bratislavë nga drejtuesit e Agjencisë së Akreditimit të Sllovakisë për Arsimin e Lartë (SAAVS), me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e cilësisë në arsimin e lartë, shkëmbimet akademike dhe mundësinë e projekteve të përbashkëta.
Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, drejtori i përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi si dhe zyrtarja e lartë për akreditim, Ilirjanë Ademaj Ahmeti.
Nga ana e Sllovakisë ishin nikoqir profesori Robert Redhammer, kryetar i Bordit të SAAVS, profesori René Matlovič, zëvendëskryetar i Bordit dhe Dušan Faktor, udhëheqës i Zyrës së SAAVS.
Gjatë takimit, Kryetarja e KShC-së, Hasnije Ilazi, ka prezantuar punën e AKA-së në proceset e akreditimit, krijimin e mekanizmave për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë, si dhe për zbatimin e të gjitha rekomandimeve për rikthimin e plotë në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Kryetarja Ilazi ka thënë se në Kosovë është krijuar një kohezion shoqëror nga të gjithë akterët në arsimin e lartë për përkrahjen e AKA-së në ngritjen e cilësisë për programet e studimit.
Kreu i Agjencisë së Sllovakisë, profesori Redhammer ka thënë se SAAVS i është nënshtruar gjatë këtij viti vlerësimit final për anëtarësim në ENQA dhe ka treguar përvojat sllovake në plotësimin e rekomandimeve.
Kryetari Redhammer ka pranuar ftesën e Kryetares Ilazi që ekspertët e akreditimit të Sllovakisë të përfshihen në procesin e akreditimit në Kosovë.
Ilazi i ka ftuar drejtuesit e SAAVS që të marrin pjesë në Konferencën ndërkombëtare të AKA-së, që do të mbahen në Prishtinë më 26 shtator 2023.
Të dy delegacionet janë pajtuar për ta vazhduar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta ndërkombëtare që lidhen me mekanizmat e sigurimit të cilësisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA-së në Budapest të Hungarisë
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Anëtarëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë
Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]
KSHC për vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) zhvilloi një vizitë pune në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, z. [...]
AKA miratoi Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e ka hartuar dhe miratuar Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky dokument përcakton procedurat dhe masat [...]
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]





