Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 115-të me radhë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) e mbajti më 25.08.2023 mbledhjen e 115-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës dhe janë marrë një sërë vendimesh.
KShC i ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime për të njëjtat. Në këtë takim janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë dhe janë marrë vendimet.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka diskutuar edhe për draftin e parë të standardeve të rishikuara në nivelin bachelor dhe master, me të cilat do të procedohet për debatin publik, sikur dhe për përgatitjet finale për Konferencës ndërkombëtare të AKA-së, e cila do të mbahet më 26 shtator 2023.
Mbledhja e KShC-së do të vazhdojë më 31.08.2023.

Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë zhvilloi vizitë në RIT Kosova
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë zhvilluar një vizitë në institucionin e arsimit të lartë RIT Kosova, ku kanë biseduar me menaxhmentin e këtij institucioni për [...]
KShC shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 08.06.2026, i ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime lidhur me to. [...]
Delegacioni i AKA-së u prit nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel
Në vigjilje të vizitës zyrtare në Bruksel, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, janë pritur nga Ambasadori i [...]
Delegacioni i AKA-së dhe MASH-it zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Bruksel, ku janë takuar me drejtuesit e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]
AKA synon përvojat kroate për programet e dyfishta dhe të përbashkëta të studimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe anëtarja ndërkombëtare e KSHC-së nga Kroacia, profesoresha Maja Martinović, janë pritur në [...]





